Vendosni fjalën kyçe....

Rihapja e Notre Dame, Macron: Kombet e mëdha mund të arrijnë të pamundurën


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur një fjalim frymëzues gjatë ceremonisë së rihapjes së Katedrales Notre-Dame, duke theksuar rëndësinë historike dhe shpirtërore të këtij monumenti.

Macron deklaroi se kambanat e Notre-Dame “kanë shoqëruar historinë tonë” dhe theksoi se kjo ngjarje është një mësim i rëndësishëm mbi “brishtësinë, përulësinë dhe vullnetin” që duhet të ruhen, sipas BBC.

Ai u kujtoi të pranishmëve rëndësinë e kontributit individual, duke thënë:“Madhështia e kësaj katedraleje është e pandashme nga puna e të gjithëve.”

“Ne duhet ta vlerësojmë si thesar këtë mësim brishtësie, përulësie dhe vullneti dhe të mos harrojmë kurrë se sa shumë ka çdo person dhe se si madhështia e kësaj katedrale është e pandashme nga puna e të gjithëve”, tha Macron në ceremoninë e rihapjes.

Macron e mbylli fjalimin e tij me fjalët:”Rroftë Notre-Dame dhe rroftë Republika Franceze.”

Ceremonia për rihapjen e Notre-Dame shënon një moment të veçantë për Francën, pesë vjet pas zjarrit shkatërrues që preku këtë simbol të kulturës dhe historisë franceze.