Me të mbërritur sot në Elysee, Donald Trump vlerësoi “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Emmanuel Macron.
Ndërsa presidenti francez, nga ana e tij, tha se ishte “një nder i madh” të priste presidentin e zgjedhur amerikan në ceremoninë e rihapjes së Notre Dame.
Përpara se të “izoloheshin” në sallat e Elysee për një bisedë private, Trump dhe Macron shkëmbyen disa batuta para gazetarëve.
Presidenti francez kujtoi se Trump “ishte president” në vitin 2019, “kur flakët shpërthyen në katedrale”.
“Më kujtohet solidariteti i tij dhe reagimi i tij i menjëhershëm,-tha Macron për Trump.
Nga ana e tij, Trump kujtoi “momentet e mira” dhe “suksesin” e marrëdhënieve franko-amerikane gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.
“Është nder të jesh këtu – i tha Trump, presidentit Macron – bota po çmendet pak, ne do të flasim për këtë”.