Një shpërthim dhe zjarr i fuqishëm ka tronditur një lagje në qytetin holandez të Hagës duke shkatërruar disa apartamente dhe duke plagosur shumë njerëz, sipas autoriteteve.
Shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë, por policia ka njoftuar se po kërkon një makinë që është parë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet e urgjencës kanë shpëtuar katër persona nga rrënojat dhe i kanë transportuar në spital, megjithatë, nuk japin një numër të saktë për viktimat të tjera që mund të jenë ende të bllokuara nën grumbujt e mbeturinave. Mediat lokale raportuan se një nga të shtruarit në spital është një fëmijë.
Një varg ambulancash janë parë duke pritur aty pranë për të shpëtuar dhe transportuar të lënduarit. Zëdhënësi i spitalit lokal tha se janë në gatishmëri për të përballuar lëndimet e mundshme./AP