Luftëtarët rebelë në Siri pretendojnë se kanë rrëzuar Bashar al-Assad, i cili ka drejtuar vendin për gati 25 vjet. Raportet sugjerojnë se Assad është larguar nga qyteti me avion në një vend të panjohur.
Më herët, rebelët u shfaqën në TV dhe radio shtetërore për të shpallur fitoren, duke thënë se i kanë dhënë fund sundimit të Asadit dhe kanë liruar të burgosurit politikë.
Disa sirianë kanë festuar në Damask dhe në qytete të tjera të mëdha pas lajmeve se rebelët kanë marrë kryeqytetin
Forcat e regjimit në Deir al-Zour iu dorëzuan rebelëve, sipas Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grupi rebel në qendër të ofensivës së re kundër qeverisë
Turmat po mblidhen në kufirin Siri-Liban ndërsa njerëzit presin të kthehen në shtëpi. Shumë u larguan në Liban pas fillimit të luftës civile siriane në vitin 2011
Kryeministri i Sirisë thotë se është i gatshëm të “bashkëpunojë” me çdo lidership të zgjedhur nga qytetarët e vendit për të siguruar një transferim më të qetë të pushtetit