Menjëherë pas rënies së papritur të presidentit sirian Bashar al-Assad të dielën në mëngjes, presidenti i zgjedhur amerikan Trump i bëri presion mbështetësit kryesor të tij, Rusisë, që t’i jepte fund luftës disavjeçare në Ukrainë.
“Rusia dhe Irani janë në një gjendje të dobësuar tani”, postoi Trump në platformën e tij “Truth Social”. Ai bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe vijoi: “Unë e njoh mirë Vladimirin. Kjo është koha e tij për të vepruar…Bota po pret!”
Në postimin e tij, Trump aludoi gjithashtu për takimin e tij me presidentin ukrainas Zelensky në Paris, duke vënë në dukje se Zelensky “do dëshironte të bënte një marrëveshje dhe të ndalonte çmendurinë”.
Marrja e shpejtë e Damaskut nga grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham mbart implikime të shumta gjeopolitike. Lufta civile shumëvjeçare e Sirisë ka qenë një fushë beteje për marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë, Iranin dhe Arabinë Saudite dhe largimi dramatik i Asaad-it do ketë implikime gjithëpërfshirëse mes luftës në Gaza dhe paqëndrueshmërisë më të gjerë globale.
Shtëpia e Bardhë u tha gazetarëve të dielën në mëngjes se Biden po mbikëqyrte gjendjen dhe po komunikonte me partnerët rajonalë.
Një ish-zyrtar i Trump tha se ai besonte se Trump do merrte një qasje të thjeshtë për atë që do vijë më pas në Siri, ku Shtetet e Bashkuara kanë rreth 900 trupa.
“Si ai dhe Presidenti Biden kanë thënë se nuk ka asnjë rol për trupat amerikane. Jam dakord, nuk e shoh atë rol tani,” tha Mike Esper, i cili ishte Sekretar i Mbrojtjes për pjesën më të madhe të administratës së parë të Trump, në “State of the Union” të CNN.
Për më shumë se një dekadë, presidentët amerikanë janë përballur me mënyrën se si frenojnë lidershipin brutal të Assadit pa shkaktuar një luftë ndërkombëtare. Rënia e regjimit të Assadit përmbush një synim afatgjatë të politikës së jashtme të SHBA-së, pasi Rusia dhe Irani mbështetën Assadin në mes të përpjekjeve të dështuara të administratës Obama për të rrëzuar autokratin brutal.
Por zyrtarët e qeverisë amerikane po vëzhgojnë me kujdes ngritjen e grupit rebel sirian Hayat Tahrir al-Sham, i cili është quajtur një grup terrorist nga qeveria amerikane dhe ka lidhje historike si me Al-Kaedën ashtu edhe me Shtetin Islamik.
Në orët para rënies së Asadit, Trump të shtunën tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kenë asnjë lidhje me përparimin e rebelëve në Siri