Egnatia fiton ndaj Skënderbeut dhe merr kreun e Superligës, Dinamo e Laçi ndahen në paqe


Në 13:30 për Superligën shqiptare u luajtën dy sfida. Egnatia mposhti Skënderbeun dhe merr provizorisht kreun e renditjes. Laçi dhe Dinamo barazuan pa gola. Në 16:30 në “Loro Boriçi” të Shkodrës luhet AF Elbasani – Vllaznia.

Në Rrogozhinë skuadra e Egnatias fitoi 1-0 kundër Skënderbeut. Goli i Regi Lushkjas në minutën e 50-të vendosi sfidën, ndërsa Albi Doka doli me karton të kuq për Skënderbeun duke lënë korçarët me një lojtar më pak për më shumë se 30 minuta. Egnatia me 30 pikë ngjitet përkohësisht në krye të renditjes, duke pritur ndeshjen e Partizanit në Ballsh.

Në Kurbin, Laçi dhe Dinamo u mbyll 0-0. Hero për miqtë e Ilir Dajës ishte portieri Sali, që në minutën e 71 ndali penalltinë e Melos. Pas dy fitoreve radhazi Dinamo ndalet në barazim, duke marrë vendin e tretë.