Vendosni fjalën kyçe....

“Kur Putin ta kuptojë se nuk ka më shpëtim” – Zëdhënësen e NATO-s e kap e qeshura nga deklarata e Rutte-s (Video)


Zëdhënësen e NATO-s Farah Dakhlallah e zuri gazi në mbyllje të konferencës për shtyp nga Sekretari i aleancës Mark Rutte, kur ky i fundit tha se “kur Putin ta kuptojë se nuk ka më shpëtim”.

Zëdhënësen e zuri gazi në fund të fjalisë dhe u kthye me kurriz nga skena ndërkohë që Ruttee u përpoq të kapërëcejë çastin e sikletshëm duke bërë batuta me gazetarët në konferencë.

“Kur Putin ta kuptojë se nuk ka më shpëtim.” – tha Rutte.

Zëdhënësen e kap e qeshura

“Të emocionuan fjalët e mia të fundit. E kuptoj mjaft mirë këtë gjë. Ajo dëshironte të thoshte falemunderit shumë Mirupafshim herës tjetër.” – mbyll fjalën Rutte duke qeshur.

Pjesa e fundit e përgjigjes së Ruttes.

“Dhe ne duhet të sigurohemi që ata të stërviten. Natyrisht, ne duhet të sigurohemi gjithashtu që mjaft njerëz të jenë të disponueshëm brenda Ukrainës. Ky është një debat që Ukraina duhet të ketë brenda vendit, por ne duhet t’i bëjmë të gjitha këto, këto tre gjëra në të njëjtën kohë, duke u siguruar që ata të stërviten. Unë përgëzoj atë që Franca ka bërë me brigadën Anne of Kyiv që stërvitet në Francë.

Natyrisht, ne kemi nevojë ndoshta për më shumë njerëz për të qenë  në vijën e parë  të frontit, por veçanërisht ne si Aleancë, duhet të sigurohemi që Ukraina, të gjithë aleatët që punojnë për këtë, të ketë atë që duhet për të arritur në një pozicion të forte në mënyrë që kur të vijë dita të fillojnë bisedimet, kur Ukraina të jetë e gatshme ta bëjë këtë dhe Putini ta kuptojë se nuk ka më shpëtim.”