Vendosni fjalën kyçe....

Lacio shtang Napolin, Atletiko Madridi e Sevilja festival golash


Napoli është mundur në mënyrë surprizë në fushën e tij nga Lacio 0-1 duke humbur një mundësi të artë për të ruajtur kreun e renditjes. Golin e vetëm të takimit e shënoi Isaksen.

Napolitanët kanë zbritur në vendin e dytë të tabelës së renditjes, që është mjaft e ngjeshur me disa ekipe që luftojnë për titullin kampion. Lacio nga ana e saj ka marrë një trepikësh me shumë vlera dhe tashmë i është bashkuar valles së kreut.

Në Spanjë sfida mes Atletiko Madridit dhe Seviljes ka prodhuar një festival golash, plot shtatë të tillë. Madrilenët e nisën mirë ndeshjen duke shënuar që në fillim me De Paul por dy gola të shpejtë nga kundërshtari bënë që pjesa e parë të fliste për Seviljen.

Me nisjen e së dytës miqtë shënuan edhe golin e tretë. Ai mesa duket i zgjoi vendasit që shënuan me Griezmann para se të barazonin me Dias e të gjenin më pas golin  e fitores sërish me Griezmann në minutën e katërt shtesë.

Pas fitores së sotme Atletiko Madridi ka shtuar presionin ndaj Barcelonës e Realit të Madridit, ndërsa Sevilja mbetet poshtë mesit të artë të renditjes.