Policia Rrugore u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve qofshin ato autojete, motoçikleta apo biçikleta që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Në njoftim theksohet se duhen respektuar shenjat e qarkullimit.
Thirrje u bëhet edhe këmbësorëve gjatë kalimit të rrigës nga njëri krah në tjetrin.
“Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave, veçanërisht duke përdorur shenjat dalluese gjatë natës dhe në mot me shi, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë prezente me burime njerëzore dhe pajisje teknologjike të shtuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por edhe për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.” – thuhet në njoftimin e policisë.