Policia në kryeqytet ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Nga operacioni policor janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.
Në pranga ranë tre të rinjtë O. B., 23 vjeç, A. Gj., 24 vjeç, dhe Y. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
O.B., 23 vjeç, A. Gj., 24 vjeç, dhe Y. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrolleve fizike të këtyre shtetasve iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e shpërndanin lëndën narkotike në disa lagje të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë”-thuhet në njoftimin e policisë.