Vendosni fjalën kyçe....

“Tre rezolutat kundër narkoqeverisë, detyrim madhor për të përmbushur misionin tonë” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha i bëri jehonë rezolutës së miratuar nga forumi i IDU-së në Uashington duke thënë se rezoluta e tretë pas atyre të CDI-së e PPE-së janë një detyrim madhor për opozitën për të përmbushur misionin e saj.

Gjatë një takimi në selinë blu me FRPD-në e grupimin Dhjetor ’90, kreu i opozitës theksoi se rezolutat e damkosin Shqipërinë si një narkoshtet.

Ndërsa nuk la pa goditur edhe ato që u quajti media të qeverisë.

“Nëqoftëse ju lexoni tre rezolutat e fundit që përfshijnë të gjitha forcat politike të qendrës së djathtë në botë, pa përjashtim, ato Shqipërinë e damkosin, narkoshtet, narkodiktaturë, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, i rendisin të gjitha tiparet e një diktature, kurse ju këtu, mediat e kontrolluara nga qeveria, nuk dëgjoni kurrë të flasin për diktaturë, nuk flasin për farsën elektorale, por flasin për procese që fiton Edi Rama. Nuk flasin për procese politike, por flasin për drejtësi të pavarur. Nuk flasin për dhunim të kushtetutës, nuk flasin për korrupsionin e Edi Ramës, por flasin për korrupsion të opozitës, sikur është ajo që ka administruar dhe administroi gjatë këtyre viteve 57 miliardë euro. Mbështetja është një detyrim madhor për ne, për të përmbushur misioni tonë, ndarjen e Shqipërisë nga kjo diktaturë” – tha Berisha.