Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Elbasanit jashtë fushe, duke ruajtur kontaktin me kreun e kësisoj edhe synimin për titullin kampion.
Shkodranët arritën ta përmbysin rezultatin pasi e mbyllën pjesën e parë në disavantazh.
Golin për debutuesit e Elbasanit e shënoi Qaqi në minutën e 35’. Me nisjen e së dytës miqtë arritën të shënojnë dy herë me Dodaj e Coba.
Pas këtij suksesi Vllaznia e sheh veten në vendin e katërt me 28 pikë, dy më pak se kampionët e Egnatias, ndërsa Elbasani një vend më poshtë.