Vendosni fjalën kyçe....

12 mijë e 500 gjoba javën e shkuar, Policia Rrugore e Tiranës bën bilancin


Policia Rrugore e Tiranës, ka bërë bilancin e javës së shkuar .

Mbi 12 mijë e 500 gjoba janë vënë për shkelje të ndryshme.

9.105 gjoba për qëndrim të gabuar, 25 për xhama të zinj, 730 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

Blutë kanë bërë me dije se janë ndaluar ose proceduar 25 shkelës.

Masat administrative

-12.551 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1.793 në ditë

-25 masa për xhama të zinj

-730 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara

– 260 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit

– 743 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit

– 427 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve

-9.105 masa për qëndrim të gabuar

– 297 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169

25 arrestime, ndalime dhe procedime penale:

-9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

-2 persona për pa leje drejtimi.

-10 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

– 1 person për korrupsion aktiv.

– 1 person largim nga vendi i aksidentit “

-2 persona janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore që ishin shpallur në kërkim.

Pezullime dhe bllokime:

-15 raste të ndryshme.

-31 drejtues për shpejtësi mbi normat e lejuar

– 8 drejtues nën ndikimin e alkolit

-12 automjete u bllokuan, përfshirë 6 për munges dokumentacioni