Përmes një mesazhi në Facebook, ambsada gjermane në Tiranë thotë se korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona.
Mesazhi i ambasadës gjermane vjen me rastin e 9 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.
Po kështu në postim theksohet se korrupsioni është ndër pengesat më të mëdha të zhvillimit në botë.
“Sot është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Më 9 dhjetor 2003, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën kundër Korrupsionit dhe e shpalli këtë ditë “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”. Korrupsioni është një nga pengesat më të mëdha të zhvillimit në të gjithë botën. Prej tij shpërdorohen para publike dhe pengohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i drejtë ekonomik. Mesazhi ynë është i qartë: Korrupsioni nuk ka vend në shoqëritë tona.” – thuhet në postimin e ambasadës gjermane në Facebook.