Kreu i PD-së Berisha ka njoftuar se protesta e ardhshme e opozitës do jetë më 23 dhjetor.
Ai tha se ajo do jetë mosbindja civile më e fuqishme që ka parë ndonjëherë vendi.
“Opozita ka zgjedhur mosbindjen civile si rrugën e vetme për të nxjerrë vendin nga kjo situatë. Sot e tutje do luftojmë për një qeveri kujdestare për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Këtë e bëri Maqedonia dhe vetëm të mira ka parë. Edi Rama qeveri teknike nuk pranon nëse nuk i imponohet.” – tha Berisha.