Vendosni fjalën kyçe....

BYD e Kinës pranë kapërcimit të Fort e Honda për shitjet globale


Prodhuesi kryesor i automjeteve elektrike në Kinë, BYD, është pranë tejkalimit të objektivit vjetor e kapërcimit të Ford e Honda në shitjet globale.

BYD ka qenë në një zgjerim të jashtëzakonshëm këtë vit, duke rritur kapacitetin dhe duke ndërmarrë një rritje masive të punësimit, duke kapërcyer kompaninë që kryeson në fushën e makinave elektrike Tesla.

E ndihmuar nga shitjet e fuqishme në Kinë që vijuan muajt e fundit, BYD tani është në rrugën e duhur për të kapërcyer objektivin e saj vjetor të shitjeve prej 4 milionë automjetesh, më shumë se Honda e Japonisë dhe Ford e SHBA-së, në mbarë botën.

Gjiganti kinez i automjeteve elektrike dorëzoi 3.76 milionë automjete në 11 muajt e parë të këtij viti, duke përfshirë 506,804 njësi të shitura në nëntor.

Shitjet e saj të forta, të udhëhequra nga një linjë konkurruese e modeleve me teknologjinë e saj më të fundit hibride plug-in, ka të ngjarë të tregojnë se firma ka shtuar më shumë pjesë të tregut kur Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës (CPCA) të publikojë të dhënat e shitjeve të automjeteve në mbarë industrinë.