Një 79-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një makinë që drejtohej nga 27-vjeçari me iniciale H.F.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën Lushnjë-Rrogozhinë ndërsa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi
“Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, shtetasi H. F., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. F., 79 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi A. F., ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit, shtetasi H. F., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”