14-vjeçari M.P. i arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani dhe plagosjen e bashkëmoshatarit tjetër Luis Meçja, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, ndërsa ndodhet në burg.
Kërkesa është dorëzuar përmes avokatit raporton për News24 gazetarja Klodian Lala.
I mituri është marrë në pyetje nga prokurorët ndërsa ajo që ka thënë nuk është zbuluar ende.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku Martin Cani u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari M.P.
I plagosuri Luis Meçja ka pohuar se është qëlluar nga një person i dytë me thikë ndërsa policia dhe ministri i Brendshëm Hoxha kanë deklaruar se autori i krimit është një i vetëm.