Blendi Klosi është caktuar drejtues politik në qarkun e Dibrës duke zëvendësuar Blendi Gonxhen.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së PS-së.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është caktuar të jetë numri dy i PS-së në qarkun e Vlorës, në mbështetje të Bledi Çuçit, raporton News24.