Vendosni fjalën kyçe....

“Sapo Trump të betohet, nisim punën për heqjen e non-gratas ndaj meje” – Berisha


Me betimin e presidentit republikan Donald Trump më 20 janar, Berisha ka njoftuar se do nisë lobimin për heqjen e “non grata-s” ndaj tij.

Në bashkëbisedimin me gazetarët në selinë blu, kreu i PD-së tha se moslobimi i mëhershëm lidhej me qenien në pushtet të administratës Biden që bëri grusht shteti ndaj opozitës shqiptare.

“Siç kam theksuar, i gjithë problemi im dhe vendimi im për moslobim lidhej me ata që kryen grushtin e shtetit ndaj opozitës shqiptare. Me përpjekjen antidemokratike për të kontrolluar opozitën, kontrolluar kryetarin e saj, për ta shndërruar opozitën në një vegël të Edi Ramës. Tani që ata dorëzojnë pushtetin, unë pres dorëzimin e pushtetit nga ana e tyre, që unë të filloj përpjekjet e mia për të paraqitur këtë akt që do ngelet në historinë e demokracisë si një njollë e zezë për ata që e vendosën. Pra nuk ka asnjë sekret që ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por natyrisht duhet që administrata e presidentit Donald Trump të inaugurohet dhe të nisë punën në të gjitha institucionet”, deklaroi Berisha.