SHBA shpall Altin Dumanin kampion të antikorrupsionit


Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka shpallur Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumanin kampion të antikorrupsionit.

Kreu i SPAK-ut ishte në mesin e 10 personazheve të shpallura nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Çmimi, Dumanit iu dha nga vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Altin Dumani drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.