Vendosni fjalën kyçe....

Do votojmë çdo ndryshim kushtetues që garanton votën e diasporës” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha është shprehur i gatshëm të votojë çdo ndryshim kushtetues që do mundësonte votën e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, kreu i selisë blu theksoi se PD-ja e ka shumë seriozisht votën e diasporës dhe do bëhet pjesë e çdo procesi për mundësimin e saj.

“Në rast se debatet dhe mendimi i ekspertëve kërkon që për këtë problem të ketë ndryshime, qoftë në kod, qoftë në Kushtetutë, ne jemi të gatshëm. Rrugën për në Kushtetutë e ka hapur Gjykata Kushtetuese. E kemi me shumë për zemër mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit, janë shumë më tepër jashtë shqiptarëe, se brenda vendit. Ne jemi të gatshëm të votojmë cdo ndryshim që duhet për ta garantuar votën e diasporës.” – tha Berisha.

Ai komentoi më tej ndryshimet e drejtuesve të PS-së në qarqe duke akuzuar Bledi Klosin si kumarxhi dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, si ushtar të bandave në kohën kur ishte drejtor i Portit të Durrësit.

“Transferimi i Bledi Klosit ka të bëjë me personalitetin e Bledi Kosit. Ai njhet si bixhozxhiu më i madh i Shqipërisë. Bledi Klosi është një kumarxhi i sëmurë. Kudo që e çojnë e përçmojnë. Mendon që ta çojnë tani në Peshkopi. Ata i japin ujë në bisht të lugës Bledi Klosit. E çojnë për ta degdisur. I turpëruar prej tij prej borxheve të tmerrshme që ka kriijuar me kumar. Kjo është historia e Bledi Klosit. Ka dërguar Pirro Vengun, i cili del bashkëautor në krime të rënda, me drogën, si drejtor porti, rezulton ushtar i bandave dhe lubi Ballukut. Se Çuçi është gjithashtu i diskretituar. Çuçi është i refuzuar gjerësisht nga qytetarët e Vlorës. Vengun e dërgoi gjoja për të kompensuar imazhin e nxirë të Çuçit. Po imazhi i Vengut është po aq i nxirë, sa i i Çuçit. Ëndrrat do i bëhen pluhur. Koha po punon për ne.” – tha Berisha.