10 persona janë ndaluar në Krujë pasi akuzohen për organizim të paligjshëm bastesh sportive.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar 11 aparate celulare dhe një laptop.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 10 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: G. K., Sh. S., A. S., L. K., E. D., Sh. L., A. K., A. G., E. L., dhe K. N., banues në Krujë dhe Fushë-Krujë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë një i mitur 17 vjeç.” – thuhet në njoftimin e policisë.