Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mbledh grupin e punës për Tiranën: Thelbi i fushatës ekonomia, takime në terren me qytetarët


Kreu i PD-së Berisha ka mbledhur grupin e punës për Tiranë, lidhur me zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025.

Ai i kërkoi ekipit angazhim maksimal dhe punë në terren në takime me qytetarët, teksa tha se ky do jetë çelsi i suksesit në zgjedhje. Berisha tha se thelbi i fushatës do jetë ekonomia.

“Kjo është betejë e rëndësishme. Të nisim sulm elektoral. Të baltosemi në rrugët e kryeqytetit dhe të jemi sa më të fortë për këtë betejë. Takimi me njerëzit është faktor suksesi. Me rëndësi mediat, ekranet, mediat sociale. Me rëndësi takimi me njerëz, faktor suksesi për fushatën. Thelbi i fushatës do jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia. Jemi në realitet shumë të dhimbshëm, shkatërrimtar për njerëzit. Rumania nga 2013 e ka rritur rrogën të paktën 5 herë. Pensionet i kemi minimumi 30% më të ulëta se viti 2013. Inflacioni është 9 herë më i lartë se viti 2022. E shikoni se ku është katandisur, ky është shkaku absolut i largimit masiv të shqiptarëve. Ka një seri shkaqesh, por shkaku i shkaqeve është mospasja. Duhet që zëri juaj të dëgjohet kudo. Mirënjohje të madhe të gjitha forcave politike të qendrës së djathtë kudo në botë. që brenda një muaji kanë votuar tre rezoluta që kanë denoncuar ato çështje për të cilat keni protestuar.” – tha Berisha