Kardiokirugu Edvin rifti lëshoi akuza të forta ndaj prokurorisë mbrëmjen e sotme.
Ai tha se në procesin ndaj tij, prokuroria kishte zhdukur një dosje 637 faqëshe dhe nuk i kishte dhënë asnjë shpjegim.
Gjatë një interviste me gazetaren Pranvera Borakaj në emisionin “Quo Vadis”, hodhi poshtë të gjitha akuzat e SPAK-ut ndaj tij teksa pohoi se çdo gjë për të cilën akuzohen e ka të dokumentuar.
“Njeriu kur përballet me sfida nuk ka kohë të paragjykojë por lufton oër të drejtën, të vërtetën e tij. Kjo nuk arrihet gjithmonë. Nuk ka shumë sekret kjo histori, është shumë ehapur. Kam qenë duke u futur në gjukatë dhe ë television thuhej se unë isha arrestuar. Gjërat janë aq të qarta sa nuk ke nevojë të komentosh. Nuk jam marrë kurrë me politikë dhe nuk kam dashur. Njeriu duhet të bëjë profesionin e vet. Kur bën mjekun ke kontakt me drejtësinë. Kam punuar për të ndryshuar dënimin ndaj mjekëve. Ligji shqiptar më jep të drejtën t’i mbaj lekët ku të dua unë, po unë duhet të tregoj origjinën, gjë që ka ndodhur me hollësi. Pastaj m’u tha nga prokuroria se nuk e kemi parë këtë dosje, dosja me 637 faqe u zhduk. Ndjej keqardhje për të gjithë ata që më kanë persekutuar. S’i mund të kesh besim te drejtësia kur një dosje me 637 faqe zhduket.” – tha Prifti.
Më tej mjeku i njohur tha se nuk ka asnjë besim te drejtësia. Prifti zbuloi se gjatë kohës që ka qenë nën hetim është kërcënuar me jetën e tij dhe të vajzave të tij të mitura nga persona të lidhur me institucionet shtetërore, gjë që sipas tij është e dokumentuar.
Në fund të intervistës, kardiokirugu nënvizoi se personat që e kanë kërcënuar, që flisnin hapur me njëri-tjetrin në përgjimet që i ka prokuroria e Tiranës, as nuk janë marrë në pyetje edhe sot katër vite më pas, pavarësisht denoncimeve të tij.
“Më kanë kërcënuar me jetën e vajzës. Kjo është e dokumentuar. E denoncova. Ishin kërcënime të tmerrshme, ishin të turpshme. Komunikova me gjithë personalitetet e asaj kohe, komandantin e Gardës, drejtorin e Policisë së Shtetit, zv.ministrin e Brendshëm dhe më thanë shko denoncoje dhe shkova e denoncova, nuk kisha rrugë tjetër. E denoncova më 22 dhjetor 2020. Kur unë përgjiohesha, prokuroria e Tiranës përgjonte edhe këta individë flisnin hapur. Dëgjo mos ia jep numrin e telefonit filanit se po më mori mua në telefon na del sekreti dhe futemi në burg. Çfarë sekreti mund të kishin ata veç dakordësisë me institucionet shtetërore. Dhe këta njerëz qe flisnin hapur në telefon me njëri-tjetrin sot e kësaj dite pas katër vitesh nuk janë pyetur. Janë ende të lirë, mua m’u tha në gjykatë, se ata ishin të revoltuar dhe nuk i pyesim se njeriu në revoltë thotë edhe të vras, edhe t’i bëjë njeriut tënd këtë e atë. Si të mos jesh i zhgënjyer kur dëgjon këtë përgjime të kriminelëve ordinerë që janë të futur, dhe e ka të dokumentuar që kanë komunikime me institucionet, ku flasin për vrasje, për gjëra etj etj, nuk merren as në pyetje, justifikohen. Mua më futën në burg dhe dy vajzat e mia të mitura nuk merren në mbrojtje. Nuk kanë qenë në mbrojtje për asnjë çast dhe nuk më është dhënë asnjë shpjegim.” – theksoi Prifti.