Kardiokirurgu i njohur Edvin Prifti zbuloi sot gjenezën e koronavirusit Covi-19 që më pas u kthye në pandemic globale.
I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus Prifti tha se projekti ishte ideruar nga dy persona, nën parimet e Dr. Anthony Faucit për fitimin e funksionit të koronaviruseve.
Ai tha se Dr. Ralf Baric, profesor në universitetin e Karolinës së Veriut kishte eksperimentuar me koronavirusit dhe në Karolinën e Veriut kishte pasur 9 minipandemi më herët se të ndodhte pandemia Covid-19.
Ndërsa shkencëtarja tjetër Shi Zhengli ishte bashkëthemeluese e projektit “Defuse”.
“Nuk jam i kënaqur që dyshimi që kishim 5 vjet më parë tregoi që është totalisht i vërtetë. Por duhet ta shohim të vërtetën në sy që kjo që të mos pësëritet më vonë. Kjo rrezikon jetët tona dhe trashëgiminë gjenetike. Ka pasur publikime që hiqeshin brenda 2-3 orëve ose botoheshin në faqe shkencore pastaj tërhiqeshin çuditshëm.U kuptua që nuk ishte diçka e natyrshme për atë që ndodhi dhe si u reagua. Ka shumë pikëpyetje me atë që ndodhi, si u trajtua ajo që ndodhi. Në janar 2020 në disa forume ku marr pjesë u lançua një projekt që quhet “Defuse” dhe që u publikua në vitin 2023 dhe ku nisi hetimi i fundit i Kongresit amerikan. Ky individ, Peter Daszak, që është president i EccoHealth Alliance paraqet projektin “Defuse” në vitin 2017 në një agjenci shumë të rëndësishme të shkencës planetare që quhet DARPA. Projekti ishte ideuar nga dy personazhe. I pari quhet Dr. Ralf Baric, që punonte në Universitetin e Karolinës së Veriut dhe që ishte marrë me modifikimet gjenetike të koronaviruseve dhe deri në vitin 2017 kishin ndodhur në Karolinën e Veriut nëntë minipandemi të këtyre koronaviruseve. Personi tjetër Shi Zhengli, drejtoresha e institutit të virologjisë së Pekinit, që quhet ndryshe “batwoman”. Projekti nuk ishte gjë tjetër veçse të prodhonte Covid-19. Ideja e tyre që në 2017-ën, në bazë të parimeve të Faucit që kishte aplikuar në disa projekte në atë që quhet “gain of function”, pra të bësh një mikroorganizëm që në mënyrë naturore është i padëmshëm për njeriun, ta bësh të dëmshëm deri në vdekjeprurës. Projekti Defuse kishte në përbërje këtë element. Të modifikonin një koronavirus, ta bënin të kontaminueshëm në aerosol dhe ideja ishte të prodhonin një armë për mbrojtjen e tyre.” – tha Prifti.