Vendosni fjalën kyçe....

“Kodi gjenetik njerëzor pasuria më e madhe që ekziston, vaksinat mRNA ndërhynë në të” – Edvin Prifti


Kardiukirurgu i njohur Edvin Prifti tha mbrëmjen e sotme se vaksinat që u përdorën kundër Covid-19 ndërhynin në materialin gjenetik njerëzor.

Ai tha se prodhuesit e vaksinave përdorën pikërisht termin “vaksinë” për ta bërë më të gëlltitshme për njerëzit, duke shfrytëzuar pikërisht efektin historik të vaksinave në luftimin e shumë sëmundjeve.

I ftuar në emisionin Quo Vadis me gazetaren Pranvera Borakaj ai tha se materiali gjenetik njerëzor dhe i specieve të tjera është pasuria më e madhe që ekziston dhe shkenca duhet të bëjë shumë kujdes dhe të gjitha përpjekjet për të mos e tjetërsuar materialin gjenetik të specieve.

“Kanë përdorur këtë ndjesi pozitive të njerëzimit për t’ua bërë më të gëlltitshme njerëzve. Sepse vaksinat kanë shpëtuar miliona jetë njerëzore dhe ata e shfrytëzuan këtë gjë. Ajo që ndodhi është futja e një materiali gjenetik. Pasuria më e madhe e planetit nuk është as floriri, as shëndeti, as gjërat materiale. Pasuria më e madhe e planetit janë kodet gjenetike të specieve. Natyra ka krijuar sisteme për mbrojten dhe mbijetesën e këtyre kodeve dhe mënyra të jashtëzakonshme. Njeriu ka kaluar mbi natyrën dhe ky është momenti ku duhet të jemi shumë të kujdesshëm që këto kode të mbeten siç janë. Kur përdorim një nga këto produktet që quhen vaksina gjenetike…por ka edhe shumë terapi të tjera. Por të gjitha terapitë duhen studiuar se çfarë ndryshimesh sjellin te kodet gjenetike të njeriut. A e ndryshojnë atë në mënyrë të parikthyeshme? Ata nuk iu përgjigjën këtyre pyetjeve, prodhuesit e vaksinave, as në 2020 as sot e kësaj dite. Të gjitha vaksinat AstraZeneca, Pfizer, Moderna etj, që kishin të bënin me futjen e një komponenti gjenetik të Sars Covid në organizëm i cili konglomerohej me materialin tonë gjenetik dhe e kthente organizmin e njeriut në një makineri, në një motor, për të prodhuar proteinën Spike. Kjo do krijonte imunitetin që presupozohej. Pyetja që lind është se nuk fusim në organizëm proteinën SPIKE direkt dhe shohim nëse organizmi reagon.” – tha Prifti.