Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka, në një deklaratë për media, ka lexuar opinionin e Komisionit të Venecias për pajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës.
Ajo tha se nga ana e Partisë Socialiste, çështja është trajtuar bazuar në argumente juridike dhe qëndrime që ngrihen mbi parime kushtetuese dhe jo mbi interesa politike.
“Procesi, përfshirë opinionin e Venecias, pati një karakter tërësisht teknik dhe u trajtua nga ne bazuar në argumente juridike dhe qëndrime që ngrihen mbi parime kushtetuese dhe jo mbi interesa politike.
Besojmë se një vendim gjykate, aq më tepër një opinion i Venecias nuk mund të bëhet pjesë e diskursit politik, pasi çështjet juridike nuk mund të zgjidhen me mjete politike. Dhe koha na dha të drejtë.”