Vendosni fjalën kyçe....

Organizonin lojëra fati në lokal, në pranga 3 persona


Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, pasi organizonin lojëra fati në lokale të ndryshme, ndërsa 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin e koduar “Bad spin 12”.

‘Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: R. M., 23 vjeç, L. A., 19 vjeç, dhe A. A., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Sh. R., B. V., dhe F. Zh.’, njoftoi sot policia.

Policia gjatë kontrolleve të bëra ka sekuestruar 6 aparatet celulare të këtyre personave dhe 3 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet i kaluan prokurorisë.