Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Janë 7 – 8 vendet e BE-së që në indeksin e Bazelit renditen pas Shqipërisë për pastrimin e parave


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në konferencën ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, ku theksoi se Shqipëria po punon për të integruar inteligjencën artificiale në sistemin e monitorimit të lëvizjes së parasë, duke e çuar procesin e transparencës në një nivel tjetër.

Rama përmendi se Shqipëria ka arritur një progres të dukshëm në luftën kundër pastrimit të parave, duke u renditur më lart se disa shtete të BE-së në indeksin e Bazelit, i cili mat nivelin e pastrimit të parave. 

“Në kushtet sotme nuk është e nevojshme jo vetëm të bëhemi si gjermanët që i kemi lënë mbrapa bashkë me disa vende të tjera në atë që është një tjetër pikë ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, me pastrimin e parave. Këtë nuk e them unë por e thotë indeksi i Bazelit. Janë jo pak, por janë 7 apo 8 vendet të BE-së që në indeksin e Bazelit për pastrimin e parave renditen pas Shqipërisë”, tha Rama.

Por, kryeministri theksoi se “nuk jemi të kënaqur me kaq”.

“Mirëpresim goditjet dhe leksionet se duam të bëhemi shumë më të mirë. Me inteligjencën artificiale ne po punojmë që të integrojmë në sistemin e monitorimit të lëvizjes së parasë një model që do të çojë në një nivel tjetër të gjithë procesin e transparencës”, tha Rama.