Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti brazilian kryen operacion urgjent në tru


Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva është shtruar në reanimacion, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë. Ai u dërgua me shpejtësi në një spital në Sao Paulo për të trajtuar një hemorraji në tru në tetor.

79-vjeçari Lula ishte në gjendje të qëndrueshme dhe fliste dhe hante normalisht pas operacionit të suksesshëm në spitalin Sirio-Libanes, thanë mjekët në një konferencë për shtyp.

Hemorragjia që ka përjetuar Lula ka ndodhur mes trurit dhe membranës meningeale, thanë mjekët, të cilët përjashtuan çdo dëmtim në tru apo komplikime neurologjike.

Lula, i cili ishte në operacion për rreth dy orë, pritet të qëndrojë në kujdes intensiv për 48 orë dhe të kthehet në kryeqytetin Brasilia në fillim të javës së ardhshme “nëse gjithçka shkon mirë”, u tha gazetarëve mjeku i tij, Roberto Kalil Filho.

Rezultatet e dobëta të Partisë së Punëtorëve në zgjedhjet komunale të këtij viti nënvizuan mungesën e një pasuesi të qartë të majtë nëse ai zgjedh të mos kandidojë për rizgjedhje në vitin 2026.

Lula ka kufizuar udhëtimet në muajt e fundit, ndërsa mjekët mbikëqyrën shërimin e tij nga trauma në pjesën e pasme të kokës, kur u rrëzua në shtëpinë e tij në fund të tetorit.