Stellantis dhe prodhuesi kinez i baterive CATL do investojnë 4.1 miliardë euro për të ndërtuar një nga bateritë më të mëdha të automjeteve elektrike në Evropë, thanë ata të martën.
Ndërmarrja e përbashkët e ndarë përgjysmë mes dy kompanive do ndërtohet në Zaragoza në verilindje të Spanjës pritet të fillojë prodhimin deri në fund të vitit 2026 dhe mund të arrijë një kapacitet prej 50 gigavat orë – të mjaftueshme për të fuqizuar mesatarisht 700,000 makina në ditë.
Kapaciteti do varet nga evolucioni i tregut të makinave elektrike në rajon dhe nga mbështetja nga autoritetet, thanë dy kompanitë, të cilat kishin njoftuar planet për një fabrikë në Evropë një vit më parë.
Plani vjen pasi prodhuesit evropianë të makinave kanë luftuar me kosto të larta dhe konkurrencë të ashpër nga rivalët kinezë, si dhe një tranzicion më të ngadaltë se sa pritej.
Rreth 2.4 milionë makina të reja elektrike u regjistruan në vendet e BE-së në vitin 2023, nga 2 milionë në 2022, ndërsa regjistrimet për makinat e reja hibride plug-in ranë me 4%, tregojnë të dhënat nga Agjencia Evropiane e Mjedisit.