Tabaku: Të mbrohen të dhënat personale të qytetarëve, PS-ja i përdori në zgjedhjet e 2021-shit


Komisioni i Çështjeve Europiane po debaton mbi propozimin ligjor të qeverisë për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjatë diskutimeve, deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, ka ngritur një sërë shqetësimesh të lidhura me abuzimin e të dhënave personale dhe sanksionet e propozuara në projektligj.

Tabaku vuri në dukje precedentët e vitit 2021, ku të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën nga Partia Socailiste për qëllime elektorale. Ajo kërkoi garanci që projektligji i ri të përmbajë mekanizma të fortë mbrojtjeje, për të parandaluar që të dhënat e qytetarëve të mos bien në duar të gabuara.

“Ne kemi nevojë për ligje që zbatohen, jo vetëm për ligje në letër,” theksoi Tabaku, duke kërkuar zgjidhje konkrete për të mbrojtur të dhënat biometrike dhe ato të qytetarëve, veçanërisht të diasporës.

Deputetja gjithashtu kërkoi garanci që qytetarët shqiptarë do të jenë më të mbrojtur nga abuzimi me të dhënat personale, duke përmendur si precedent rastet e vitit 2021, kur të dhënat personale të qytetarëve u përdorën nga Partia Socailiste. Tabaku ngriti shqetësime për ruajtjen e të dhënave biometrike dhe rrezikun e keqpërdorimit të tyre nga palët e treta.

Kryetarja e Komisionit ngriti shqetësimin në lidhje me abuzimin me të dhënat që keqpërdoren nga Partia Socialiste. Tabaku vuri në dukje faktin që PS në 2021 ka keqpërdorur të dhënat personale për të cilat është shprehur dhe GJEDNJ.

“A mund të na garantoni se do të jemi më të mbrojtur në lidhje me të dhënat tona personale? A do të jemi të rrezikuar nga përdorimi i të dhënave personale nga Partia Socailiste, ashtu siç ndodhi në 2021, dhe për të cilën kemi një vendim të Gjykatës së Strasburgut? Gjithashtu, a ka ndonjë garanci që të dhënat tona biometrike, të cilat u morën nga palë të treta, por që nuk rrjedhën në publik, do të jenë të mbrojtura? Çfarë masash konkrete do të merren?” u shpreh Tabaku

Një tjetër çështje e kritikuar nga deputetja ishte vendosja e gjobave të larta dhe disproporcionale në raport me të ardhurat. Sipas saj, këto sanksione jo vetëm që janë të papërballueshme për qytetarët dhe bizneset, por krijojnë një cikël të gabuar ku qeveria më pas propozon amnisti për të falur gjobat e vendosura.

“Direktiva europiane vendos tavane, jo masa fikse,” u shpreh Tabaku, duke theksuar se këto masa nuk janë të përshtatshme për realitetin ekonomik të vendit dhe dëmtojnë më tej bizneset dhe qytetarët.

Tabaku ngriti gjithashtu shqetësime mbi mungesën e transparencës në procesin e përzgjedhjes së komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale. Ajo propozoi që komisioneri të zgjidhet nga Parlamenti, në një proces të ngjashëm me atë të Avokatit të Popullit, duke garantuar pavarësi dhe llogaridhënie më të madhe.

Në përfundim të diskutimit, Tabaku theksoi rëndësinë e përafrimit të plotë të ligjeve shqiptare me direktivat e Bashkimit Europian, duke u fokusuar te mbrojtja efektive e qytetarëve dhe ndalimi i abuzimeve me të dhënat personale.