Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Përjashtimi i partive nga procesi, gabim i madh


U mbajt sot konferenca ‘Depolitizimi i Administratës Zgjedhore’ e organizuar nga Komisioni i Venecias, OSBE e KQZ.

Kreu i KQZ Ilirajn Celibashi, në fjalën e tij në konferencën ‘Depolitizimi i Administratës Zgjedhore’ e organizuar nga Komisioni i Venecias, OSBE e KQZ është shprehur kundër komisionerëve dhe numëruesve nga administrata publike.

Ai u shpreh se partitë duhet që të jenë në proces.

“Partitë politike kanë një peshë shumë të madhe në administrimin e procesit zgjedhor dhe e vërteta është se eksperienca e të paktën e këtyre 30 viteve të fundit, ka treguar një dispropocion të madh ndërmjet të drejtës që partitë kanë për të qenë palë në nivel të dytë dhe të tretë dhe me përgjegjësinë që ata reflektojnë në këtë proces, por në gjykimin tim krejt personal, të paktën në situatën politike dhe sociale ku ndodhet Shqipëria, partitë politike të përjashtohen tërësisht nga administrimi, mendoj se do bënim një gabim të madh, nëse partitë do të shmangeshin tërësisht dhe do thërrisnim vetëm nëpunës civilë.

Aktorët politikë nëse nuk jenë prezentë, e vështirë se do pranonin rezultatin e zgjedhjeve. Do duhet jo vetëm partitë, por ka ardhur koha, që partitë të jenë, të kenë kontributin e tyre, por do duhet që në këtë proces do duhet të jenë të angazhuar edhe, persona që nuk vijnë nga zyrat e partive”, tha ai.