Vendosni fjalën kyçe....

“Arritjet në luftën kundër korrupsionit janë të dukshme” – Spiropali


Kryetarja e Kuvendit Spiropali tha sot se arritjet e vendit në luftën kundër korrupsionit janë  të dukshme.

Në takimin “Shqipëria 2030 në BE”, kryeparlamentarja tha se anëtarësimi në BE do jetë një proces i bazuar në merita dhe se askush nuk pret dhurata nga Brukseli.

“Mirënjohje për ata që vazhdojnë të punojnë me përkushtim për Shqipërinë europiane. Anëtarësimi në BE do jetë proces si bazuar në meritë, askush nuk na ka falur gjë, askush nuk na ka falur dhuratë dhe askush nuk pret dhuratë nga Brukseli. Është proces meritë që duhet merituar deri në fund. Është proces transformues jo vetëm i Kuvendit, institucioneve por i gjithë shoqërisë shqiptare. Kuvendi po tenton sa mundet që të afrojë dhe të rrisë konsensusin për miratimin e ligjeve që do jenë kriter për hapjen dhe mbylljen e kapitujve. Arritjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit janë të dukshme. Mjaft prej sektorëve të shërbimeve publike vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga korrupsioni. E megjithatë merr një rëndësi të posaçme intensifikimi i luftës kundër tij”, tha Spiropali.