Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha theksoi se drejtësia është “e kontrolluar dhe e paralizuar,” pavarësisht opozitarizmit dhe transparencës së Partisë Demokratike.
Berisha tha se SPAK-u është një instrument në duart e kryeministrit Edi Rama për të ndëshkuar sipas preferencave të tij.
Berisha kritikoi ngritjen e “mitit të mashtrimit” dhe pretendoi se ministrat e arrestuar janë ish-ministra të larguar nga vetë Rama, duke theksuar se nuk ka pasur arrestime reale të zyrtarëve aktualë të rëndësishëm.
Ai përmendi rastin e Ilir Metës si një ish-president, ish-kryeministri dhe ish-kryetari parlamenti që, sipas tij, janë trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe poshtëruese.
Më tej ai akuzoi SPAK-un për mosveprime ndaj figurave si Erion Veliaj, duke aluduar për presione dhe kërcënime që ndalojnë hetimet.
“Me gjithë këtë opozitarizëm, me gjithë këtë transparencë, me gjithë të vërtetat e mëdha që ne iu paraqitëm shqiptarëve, përsëri drejtësia e kontrolluar qëndron e paralizuar.
Por mitet që ngrihen mbi gënjeshtrën, nuk duhet të na trembin kurrë.
SPAK-u është Skapi i partisë, më shumë se kurrë. Po, është ai Skapi në duart e Edi Ramës që ndërsen ndaj cilitdo që ai don vet.
Kur dëgjon rëndomë njerëz që thonë: po arreston ministra, në një kohë kur nuk ka arrestuar ndonjë ministër të veçantë, kurrë gjer sot, asnjë të veçantë. Imagjinoni ju, si ngritet miti i mashtrimit, miti mbi gënjeshtrën e mashtrimit.
Ka arrestuar ish-ministra që i ka hequr Edi Rama. Përkundrazi, ajo që po zhvillohet këto ditë është turpi më i madh.
Një ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti, e nxjerrin pa i treguar një mandat dhe asgjë. E zvarrisin në rrugë, e godasin tek kthehej në punë. Kurse, Velica i le tek dera dy orë, gjersa ultimatumet e Alban Dabullës shkojnë tek Edi Rama, se mezi shkuan: që po guxove një qime t’i prekësh Erion Velisë, do të nxjerr dosjen e Olsi Ramës, të Xibrakës. Është e vërteta.
Shkuan në galeri, çfarë nuk gjetën atje. Arka me fatura. Po çfarë faturash thoni ju?
Fatura 300 mijëshe, fatura 500 mijëshe, fatura të pafundme. Po, po, dhe tani përpiqen t’i japin rrugës, nuk dinë ku t’i çojnë, përveç 220 mijë euro që përpiqen t’i korrigjojnë, t’i bëjnë 20 mijë. Salloni i masazhit me tajlandezë, etj.
Pra, edhe kjo ka qenë një sukses i yni. Sepse ne, kemi bërë detyrën, asgjë më shumë, por ama i kemi bërë, nuk kemi futur gjë në sirtar ne, ua kemi plasur në fytyrë mbarë shqiptarëve, dhe kjo ka bërë që ata të përiqen të tregojnë sikur po bëjnë diçka.
Në këtë rrethanë, kur narkoshteti është më i diskretituar se kurrë, kur faktoi se ndenjat e këtyre njerëzve për qytetarët shqiptarë janë përçmimi, janë urrejtja.
T’u marrin taksa shqiptarëve 8.2 miliardë euro, dhe prej këtyre taksave t’u japin pensionistëve 16 milionë euro, t’u japin të rinjve asnjë qindarkë, t’u japin fermërëve që janë 40% e popullatës 44 milionë euro. Nuk mund të ketë cinizëm dhe injorim më të madh ky që iu bën qytetarëve të vendit tënd”-deklaroi Berisha ë mbledhjen me Kolegjin e kryetarëve të degëve dhe drejtuesit politik në qarqe.