Vendosni fjalën kyçe....

Dy kongresmenë amerikanë kërkojnë zyrtarisht lehtësimin e sanksioneve për Sirinë pas rënies së Assadit


Dy kongresmenë amerikanë u kanë kërkuar zyrtarëve të lartë amerikanë të pezullojnë disa sanksione ndaj Sirisë për të lehtësuar presionin mbi ekonominë e saj të shkatërruar pas përmbysjes së Bashar al-Asadsit, sipas një letre të datës 10 dhjetor të parë nga Reuters.

Masa është përpjekja e fundit në Perëndim për të nxitur lehtësimin e sanksioneve pasi rebelët e udhëhequr nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS), një ish degë e Al Kaedës, hynë në Damask. Një ministër britanik tha të hënën se Britania mund të rimendojë përcaktimin e HTS-së si një organizatë e ndaluar.

Letra drejtuar Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, Sekretares së Thesarit Janet Yellen dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan u nënshkrua nga kongresmeni republikan Joe Wilson, i cili kryeson Nënkomitetin e Kongresit për Punët e Jashtme për Lindjen e Mesme dhe ai demokrat Brendan Boyle.

Wilson dhe Boyle shkruan se sanksionet i mohuan Assadit burimet për të mbështetur ushtrinë e tij dhe përfundimisht ndihmuan në kapitullimin e saj – fillimisht në qytetin verior të Alepos më 29 nëntor dhe në një varg humbjesh derisa Damasku u kap më 8 dhjetor.

Ligjvënësit shkruan se ndërsa mbajtja e sanksioneve ndaj ish-zyrtarëve të qeverisë ishte e rëndësishme, ata besonin “se pjesë të tjera të legjislacionit – të tilla si sanksionet sektoriale dhe sanksionet që lidhen me rindërtimin – duhet të pezullohen”.

Hayat Tahrir al-Sham, grupi rebel sirian që udhëhoqi ofensivën që rrëzoi Assadin dhe dega civile e të cilit është instaluar si një qeveri kalimtare, është përcaktuar si një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të tjera, si dhe nga Kombet e Bashkuara.

Qeveria e saj e re u ka thënë udhëheqësve të biznesit se do miratojë një model të tregut të lirë dhe do integrojë vendin në ekonominë globale, raportoi Reuters të martën.

Një burim i afërt me HTS i tha Reuters të martën se grupi ishte në kontakt me zyrtarët amerikanë për heqjen e disa sanksioneve.

“Të gjitha pengesat me të cilat përballet populli sirian dhe e ardhmja e tij duhet të hiqen”, tha burimi.

Një tjetër diplomat i lartë evropian i tha Reuters-it se shtetet e tjera po shtynin për heqje sanksionesh të gjera humanitare, njësoj si pezullimet që u instaluan pas tërmetit shkatërrues të vitit 2023 për të lejuar hyrjen e ndihmës urgjente në Siri.