Kryeministri Rama shigjetoi opozitën lidhur me qasjen e saj ndaj reformës në drejtësi duke thënë se ka pozicione krejt të kundërta me qeverinë në këtë drejtim.
Në takimin me temë “Shqipëria në BE në 2030” ai tha se BE-ja është fati i madh në derën e Shqipërisë dhe se ambicia për anëtarësim është e realizueshme.
“Kështu duhet të jetë,të gjitha forcat. Po nuk kemi të njëjtën mendësi për reformën në drejtësi. Ka dy qasje krejt të kundërta. Në mes të Europës, BE është fati ynë i madh për të pasur një vend ku liritë indviduale, rendi ligjorte dhe institucionet janë të garantuara. Ky komision duhet dhe më tej duhet ta transformojmë në një mekanizëm të përhershëm deri kur të anëtarëohemi në BE sipas ambicies sonë “Shqipëria në BE në vitin 2030”. Janë një mal me detyra që duhen bërë dhe BE-ka nuk fal asgjë.” – tha Rama.