Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe OSBE kanë organizuar një tryezë diskutimi mbi parandalimin e presionit ndaj votuesve në zgjedhje.
Ambasadori i OSBE Michel Tarran, në fjalën e tij ka vënë theksin në disa nga problematikat gjatë proceseve zgjedhore në Shqipëri duke u ndalur te disa prej rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Sipas tij, fshehtësia e votimi dhe zgjedhja pa frikë nga qytetarët janë elemente bazë të procesit.
“Ky takim shënon tryezën e 4 dhe të fundit teknike për këtë vit.
KQZ një nga partnerët tanë më të besueshëm. Nisur nga ecuria e kufizuar në Kuvend e reformës zgjedhore, lejuam këto tryeza teknike për përmirësimin e procesit zgjedhor në fusha që nuk kërkojnë medoemos ndryshime zgjedhore.
Këto tryeza kanë shërbyer si platforma për diskutimin e mangësive dhe sfidave të procesit zgjedhor.
Fshehtësia e votimit – Ky parim përbën një nga angazhimet kyçe të shteteve pjesëmarrëse të OSBE sipas dokumentit të Kopenhagen.
Nga rëndësia që çdo qytetar të shprehë lirisht zgjedhjen e tij pa frikë nga shtrëngimi apo hakmarrja, mbetet thelbësor për integritetin e zgjedhjeve dhe ligjshmërinë e institucioneve që dalin prej tyre.
Fshehtësia e votimit, konsiderohet një nga aspektet e rëndësishme të lirisë së zgjedhësve se siguron mbrojtjen e tyre nga presionet që mund të përballen nëse të tjerët mësojnë si kanë votuar.
Fshehtësia duhet zbatuar për gjithë procedurën, kryesisht për hedhjen dhe numërimin e votave.
Trajtimi i mënyrave për eliminimin e kontrollit të votuesve.
Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë”, deklaroi ambasadori më tej në fjalën e tij.
Tarran shtoi se procesi demokratik minohet shkak të krijimit të një mjedisi aspak miqësor për votuesit.
“Përvojat e fundit dhe raportet e OSBE/ODIHR kanë treguar se ruajtja e fshehtësisë së votimit në Shqipëri has sfida. Raportet vënë në dukje se proceset ndikohen negativisht nga problemet teknike dhe procedurale për votimet në grup, tensionet, presionet ndaj zgjedhësve brenda dhe jashtë QV”, theksoi ai.