Vendosni fjalën kyçe....

Përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim droge, në pranga dy të rinj në Dibër


Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, H.G., 23 vjeç, dhe S.R., 24 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë kontrolleve në një lokal të përdorur nga 24-vjeçari, policia zbuloi dhe sekuestroi lëndë narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza në formë cigareje, sasi të tjera të papërpunuara, një grirëse dhe pesë aparate celular. Sipas hetimeve, dy të rinjtë përpunonin kanabisin, e ndanin atë në cigare dhe e kamuflonin duke e futur në paketa duhani.

Njoftimi:

DVP Dibër/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëvë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, operacioni policor i koduar “Kamuflimi”

Përshtatën ambientet e lokalit, për shitje e përdorim droge, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kamuflimi”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit H.G., 23 vjeç, dhe S.R., 24 vjeç, të dy banues në Peshkopi.

Nga kontrolli në ambientet e një lokali në përdorim të 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë, gjetën lëndë narkotike e dyshuar kanabis, e përgatitur në doza në formë cigare, një sasi tjetër me lëndë narkotike e pa përpunuar, 1 grirëse dhe 5 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasit e arrestuar, në bashkëpinim me njëri-tjetrin pasi përpunonin dhe ndanin lëndën narkotike në formë cigaresh, i kamuflonin ata duke i futur në paketa duhani.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.