Vendosni fjalën kyçe....

“PS-ja asnjë komplot kundër SPAK-ut” – Rama zotohet para diplomatëve që e dëgjonin sy e veshë


Kryeministri Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës së po kërkon të bllokojë a pengojë SPAK-un përmes Komisionit Antikorrupsion të njohur ndryshe edhe si Komisioni Xhafaj.

Gjatë një takimi me diplomatët amerikanë e evropianë në takimin me temë “Shqipëria në BE në 2030”, kreu i qeverisë tha se PS-ja është forca e vetme qeverisëse me vullnetin e së cilës është mundësuar reforma në drejtësi.

“U tha se po bënim mbledhje sekrete, po thurrnim komplote. Dhe natyrisht kur përmend SPAK ka shumë sensibilitet dhe ka shumë forca që dalin në mbrojtje. Dua t’ua kujtoj të gjithëve, duke filluar nga aleatët tanë strategjikë dhe të gjithë atyre qe janë përfshirë në këtë proces, mos kini asnjë merak konsiderojini si hudhra që do pengojnë syrin e keq për t’ju marrë më sysh, të gjitha akuzat që ju bëhen. PS-ja, forca që qeveris vendin prej 2013, është forca udhëheqëse për reformën në drejtësi, dhe pa këtë forcë, vullnetin e saj të hekurt, jo Amerika, jo Europa, po të gjithë të bëheshin bashkë, nuk do e bënin dot reformën në drejtësi. Sikundër, pa mbështetjen e aleatëve strategjikë, kjo reformë do të kishte një rrugë krejt tjetër dhe do të ishte e pamundur. Nuk kemi kohë as për të humbur dhe as për të pritur ata që kanë një agjendë tjetër dhe që nuk u intereson integrimi në BE, qoftë edhe me arsyen se duan ta bëjnë vetë”, tha Rama.