Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka pajisje për sëmundjet tumorale, do kërkojmë ndjekjen penale të ministres Koçiu” – Sula


Deputeti i PD-së Dashnor Sula tha se do i kërkojë grupit parlamentar demokrat që të bëjë kërkesë për ndjekjen penale të ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu lidhur me mungesën e pajisjeve për sëmundjet tumorale.

Sula theksoi se ministria ka favorizuar private duke shpërdoruar detyrën.

“Nuk duhet kalcifikimi. Njerëzit po luftojnë, po japim programin tonë. Për buxhetin e shtetit, bëmë një amendament, nuk ishte politikë, janë mbi 60 mijë persona që identifikohen me substanca tumorale. Janë aq kriminel bëjnë lek me njerëz të sëmurë. Nuk ka pajisje për sëmundjet tumorale. Si ka mundësi nuk i ofron shërbime njerëzve në nevojë. Do i kërkoj grupit parlamentare duhet bërë kërkesë për ndjekje penale ministres së shëndetësisë. Kanë favorizuar privatin, ka shpërdoruar detyrën. Është kriminale. Ky është regjimi. Çfarë kërkoni, armë të na vrasin.” – tha Sula.