Vendosni fjalën kyçe....

Të akuzuarit për dosjen e sterilizimit kërkojnë gjykim të shkurtuar, SPAK sugjeron gjykim të veçuar për Beqajn


Pasi përfundoi qëndrimi i të të gjithë të akuzarëve të dosjes së “PPP-së të Sterilizimit”, seanca është shtyrë për në 29 dhjetor. 

 

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kërkuar sot heqjen e masës së ndalimit për të dalë jashtë vendit që e ka në këtë dosje duke u shprehur me fjalët “Meqë ia hoqe Berishës, ma hiq edhe mua”. Por gjykata e rrëzoi kërkesën, përcjell Top Channel

Tetë të pandehur kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa SPAK-u argumentoi se nëse pranojnë gjykimin e shkurtuar të të gjithëve, atëherë sugjerojnë ndarjen e çështjes, pra ish ministri Beqaj të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë.

Për kërkesat e ndërmjetme si plotësimi i hetimeve dhe të tjerat dhe nëse do pranojë gjykimin e shkurtuar vendimi jepet më 29 dhjetor.