Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 14-vjeçari në Vlorë për armëmbajtje pa leje, i ati pa videon në TikTok dhe e denoncoi: Më tha është lodër


Policia, ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe rreth 130 fishekë, që janë gjetur në çantën e një 14-vjeçari.

Siç shihet edhe nga pamjet, pistoleta dhe municioni luftarak mbahej në një çantë dore, ndërsa i mituri është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje.

Deklarata e drejtorit të DVP Vlorë, Elidon Çela:

Dua tju bëj me dije, gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe pjestarë të stafeve pedagogjike të qarkut Vlorë kanë kontaktuar Policinë, duke ndarë shqetësime dhe informacione mbi aktivitetet dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, kryesisht të moshave 12 deri në 18 vjeç. Këto informacione kanë qenë të vlefshme dhe kanë ndihmuar në orientimin e veprimeve tona parandaluese.

Një shembull konkret është rasti i një 14-vjeçari, ku, falë informacionit të siguruar dhe punës profesionale nga Policia e Vlorës, ditën e djeshme është bërë e mundur që, nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, të gjendej e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat I kishte fshehur ky 14-vjeçar. Nga ana jonë vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.

Babai i 14-vjeçarit, i cili u arrestua nga policia për armëmbajtje pa leje, ka treguar versionin e tij të ngjarjes. Ai është shprehur se e ka denoncuar vetë ngjarjen në polici pasi ka parë një video të djalit të tij në rrjetin social TikTok me armë.

Babai rrëfeu se 14-vjeçari e kishte gjetur armën së bashku me disa shokë të tij në një objekt 3-katësh të pabanuar afër shkollës dhe më pas kishin shkuar në mal për të bërë video. Pistoletën dhe 3 karikatorët e gjetur, më pasi i mituri i kishte fshehur.

Deklarata e babait: Ka qarkulluar informacioni se djali im ka qarkulluar në shkollë me një pistoletë, është lajmi rremë.

Qarkullonte një lojë në TikTok, marrin një shok e hedhin dhe e presin, është lojë e rrezikshme. Isha në një mbledhje me drejtoreshë, mësuesen kujdestare. E ngrita si shqetësim, pashë një video që më tregoi djali u thashë dhe nuk isha i sigurt apo ishte pistoletë lodër, këtë informacion ua kam dhënë unë.

U takuam me punonjësit e policisë në shkollë dhe erdhëm në polici me telefonin e djalit, pamë videon që nuk ishte lodër dhe ndoqëm rastin.

Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar trekatësh, këtu afër shkollës. Jo afër shtëpisë sime, kanë qenë disa shokë që e kanë gjetur, e kanë marrë dhe kanë shkuar në mal, anë bërë video për tiktok, dhe më vonë e kanë fshehur.

Arma është gjetur në një objekt të pabanuar, kishin gjetur edhe 3 karikatorë dhe mendohet se mund të ketë edhe municione të tjera.

Djali s’ka pasur probleme, zënka në shkollë ka pasur se 14-vjeç është. Më tregoi videon dhe më tha që është pistoletë lodër, e kam blerë. Në video është djali im me pistoletë, tha e kam gjetur në një objekt trekatësh afër shkollës. Shokët e tjerë nuk janë shoqëruar për momentin.