Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Spiropali që të zbatojë rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe të mundësojë votimin në Kuvend për dërgimin ose jo të mandatit të deputetes së PS-së Olta Xhaçka në Kuvend.
Në një letër dërguar kryeparlamentares, Bardhi vëren se duhen nisur menjëherë, në seancën më të parë plenare procedurat për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe dërgimin e mandatit të Xhaçkës atje për shqyrtim.
“Grupi Parlamentar i PD kërkon që të nisin procedurat parlamentare, në seancën më të parë plenare, për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe dorëzimin e Xhackës pranë kësaj gjykatë.
Për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, “qëndrimi personal i Kryetares së Kuvendit dhe i mazhorancës socialiste, pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, është jo vetëm i papranueshëm, por jashtë çdo logjike njerëzore dhe politike. Ju po sajoni/deformoni qëndrime që nuk gjejnë asnjë mbështetje, në asnjë fjali dhe në asnjë paragraf të Opinionit të Komisionit të Venecias. Ju po bëni interpretimin sipas asaj që ju do të dëshironit të shprehej Komisioni i Venecias dhe jo sipas asaj që është shprehur qartësisht Komisioni i Venecias. Ju nuk po i përmbaheni zotimit tuaj publik që do të vepronit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe do ta zbatonit atë. Ju po tregoni se investuat kot Komisionin e Venecias dhe nuk po e respektoni autoritetin e tij. Ju po jepni shembullin e paprecedent në një vend demokratik, që nëse nuk pëlqehen vendimet e gjykatave atëherë ato mund të mos zbatohen.” – thuhet në shkresën e Bardhit.
Një kopje e letrës i është dërguar edhe ambsadave kryesore në vend.