Kryetari i Partisë Demokratike Euroatlantike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj sulmeve të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha. Basha ka shpërndarë një video me deklaratën e Berishës, ku ai shprehej se “ishte një fat i madh që PD nuk fitoi zgjedhjet”.
Në reagimin e tij, Basha theksoi se kjo ishte pjesë e vullnetit të Berishës për të marrë kontrollin mbi partinë. Ai shtoi se Partia Demokratike nuk mund të bëhet kurrë një viktimë e interesave të grupeve të caktuara, duke aluduar në “Klubin Partizani”.
“Ky është Sali Berisha, ky ishte vullneti i tij për pushtetin e demokratëve. PD nuk mund të jetë kurrë kurbani për interesat e Klubit Partizani”, shkruan Basha.