Shqipëria do përballet me Anglinë, Serbinë, Lituaninë dhe Andorrën në kualifikueset për Botërorin 2026.
Në shortin e hedhur sot, kuqezinjtë do jenë pjesë e Grupit K eliminator.Kosova nga ana e saj ka rënë në Grupin B me Zvicrën, Suedinë e Slloveninë.
Botërori 2026 do zhvillohet në SHBA, Meksikë e Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik ndërsa për herë të parë në histori do ketë 48 ekipe.