Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari në kanalin vaditës Peqin-Kavajë


Rreth orës 17:30 në në rrjedhën e kanalit vaditës Peqin -Kavajë është gjetur i pajetë trupi një personi.

Kufoma u gjet në kanalin vaditës në afërsi të fshatit Hoxhaj të bashkisë së Peqinit.

Kufoma u identifikua se i përket shtetasit Agim  Dallupi ,25 vjeç nga Peqini. Ai rezultonte i humbur prej 10 ditësh .25 vjeçari njihej si person me aftësi ndryshe dhe që nga dita që u shpall i humbur kërkimet për gjetjen e tij u shtrinë në të gjithë zonën dhe përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin dhe kanalit vaditës Peqin-Kavajë.

Kufoma e 25 vjeçarit u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit për autopsi ,ndërkohë që policia dhe prokuroria po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.