Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO lë në arrest shtëpie kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberin


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Rexhe Byberit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, caktuar ndaj tij me vendimin nr. 112, datë 06.09.2024.

Në vendimin e marrë më 13.12.2024, gjykata e shpalli kërkesën të pambështetur në ligj dhe prova, duke e lënë të pandryshuar masën e vendosur më parë.

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet gjyqësore t’i ngarkohen kërkuesit, ndërsa kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Njoftimi

Kërkuesi Rexhe Byberi me datë 14.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 654, datë 13.12.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhe Byberi, me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë sigurimi më të lehtë.”, si të pambështetur në ligj dhe prova.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 13.12.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar