Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e ‘arrestit në burg’


GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës së parë të sigurisë arrest në burg të caktuar ndaj tij në maj të 2022 pas operacionit Plumbi i Artë.

Për Çelën një masë e dytë sigurie arrest në burg është në fuqi si drejtues i një organizate kriminale.

Në dosjen ‘Plumbi i Artë’, Suel Çela akuzohet për porositjen e dy atentateve të dështuara ndaj Lulzim Mashës dhe Elton Kilës i njohur si ‘Oti i Elbasanit’.

Në dosjen ‘Plumbi i Artë’, SPAK akuzon Suel Çelën si porositësi i një prej atentateve ndaj ‘Otit të Elbasanit’ më 29 mars 2022. Atentati i dështuar ndaj tij u zbardh pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili ishte një nga personat e rekrutuar nga Suel Çela për të kryer ekzekutimin./Shqiptarja.com